E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xho Kol, jashtë deri në fund të sezonit

Xho Kol do të mungojë nga fushat e lojës deri në fund të sezonit. Mesfushori i përfaqësueses angleze u dëmtua në ligamentet e gjurit në sfidën që Çelsi fitoi 4-1 gjatë mesjavës me Sauthend Junajted, të vlefshme për FA Cup. Por blutë janë tronditur nga fakti se pas operacionit, 27-vjeçari rrezikon të mos kthehet në aksion përpara mbylljes së këtij edicioni. "Jam i trishtuar për Xho, që pësoi një dëmtim të tillë. Kam humbur një lojtar shumë të vlefshëm për objektivat e klubit", tha Skolari.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›