Arsenali 147 milione euro nga Barca

Blerja e Aleks Song ishte përforëcimi më i fundit i Barcelonës dhe ylli më i ri që katalanët kanë afruar në skuadër nga Arsenali. Por, ndërkohë që tifozët e “topçinjve” janë të zemëruar me Barçën, e cila duke përfituar nga forca financiare dhe emri i madh u rrëmbeu Sesk Fabregas, në fakt ata duhet t’u jenë mirënjohës spanjollëve.
Shifrat e transferimeve tregojnë se që prej vitit 2000, Arsenali ka përfituar më tepër 350 milionë euro nga shitjet e yjeve, ndërsa nga shuma e përgjithshme anglezët kanë përfituar plot 147 milionë euro vetëm prej “blaugranave”.
Në total, “topçinjtë” kanë siguruar 42 për qind të fondeve vetëm nga transferimi i shtatë futbollistëve në “Kamp Nou” gjatë dekadës së fundit.
Bashkëpunimi në aksin Londër-Barcelonë nisi në vitin 2000, kur katalanët blenë Mark Overmars për 40 milionë euro dhe Emanuel Petit për 15 milionë. Në vitin 2003 te spanjollët u transferua Xhovani van Bronkhorst me parametër zero, ndërsa në vitin 2007, Barça bleu sulmuesin Tieri Hanri për 24 milionë euro.
Marrëveshjet mes klubeve vazhduan në vitin 2008 me Aleksandër Hleb, të paguar 15 milionë euro nga iberikët, ndërsa blerja më e rëndësishme cilësohet ajo e Sesk Fabregas gjatë verës së kaluar për 34 milionë euro.
I fundit që iu shtua listës ishte Song, i afruar për 19 milionë euro nga “blaugranat” dhe që kompleton transferimet me vlerë rreth 150 milionë euro. Në këtë bashkëpunim të gjithë duken të kënaqur: Arsenali ka arritur të mbushë arkat, duke qenë një prej klubeve më fitimprurës, edhe pse tifozët shikojnë shpesh kampionë që largohen, ndërsa Barcelona ka mbajtur një skuadër me kampionë dhe që fiton trofe.