E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani synon të zë vend në Wolfsburg

I transferuar te Wolfsburg nga Shkëndija e Tetovës gjatë dimrit të kaluar, Ferhan Hasani ende nuk e ka shijuar debutimin në elitën e futbollit gjerman. Sulmuesi tetovar, përkundër ofertave nga disa klube të Bundesligës 2, ka vendosur të mbetet në Wolfsurg dhe të luftojë për një vend në ekip.

“Këtë sezon kam luajtur disa ndeshje kontrolluese dhe gjërat shkojnë sipas planit. Shpresoj se këtë sezon trajneri Felix Magath më shikon me një këndvështrim tjetër. Siç thash edhe më parë, kam luajtur disa ndeshje kontrolluese dhe të luash me Oliçin, Diegon nuk është punë e lehtë”, ka deklaruar tetovari për televizionin Alssat-M.

Sezoni i ri në Bundesligë fillon më 25 gusht dhe Wolfsburgu në ndeshjen e parë do të jetë mysafir i Stuttgardit, derisa Hasani shpreson të jetë në 18-she.

“Personalisht shpresoj se kam punuar me një përkushtim maksimal dhe kam dhënë gjithçka nga vetja për të qenë pjesë e skuadrës në fillim të kampionatit. Shpresoj të jem në 18-shën e parë”, shtoi ai. Hasani paralajmëron se Wolfsburgu këtë sezon ka ambicie të mëdha. “Ambiciet janë që të ngjitemi sa më lart në kreun e tabelës. Kuptohet Evropa është caku ynë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›