E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger nuk largohet

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 08:44

Arsene Wenger nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali, përkundër faktit se skuadra e tij u shkatërrua nga Manchester Unitedi të dielën, duke humbur 8-2, një humbje rekorde kjo e trajnerit francez, prej se ka marrë në dorë klubin londinez.

“Natyrisht, kur pranon 8 gola nga kundërshtari, ndihesh i dërrmuar. Për ne ishte një ditë e tmerrshme, ramë në aspektin fizik dhe e paguam këtë. Sigurisht, nuk do të dorëzohem. Duhet ta ngremë kokën dhe të shikojmë përpara”, deklaroi trajneri francez pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›