E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata është futbollist ndryshe

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 22:02

Mesfushori i Chelsea, Frank Lampard ka thënë se Juan Mata i ka dhënë një ngjyrë tjetër mesfushës së ekipit londinez “Chelsea”.

Lampard beson se prurja e re e Chelsea Juan Mata ka bërë që ekipit ti shtohet një dimension i ri, aq me pak kur spanjolli shënoj një gol në debutim të shtunën në fiton 3 me 1 të Chelsea kundër Norwich City.

Pasi kishte zëvendësuar Floren Malouda, me vetëm 20 minuta lojë Mata shënoj në minutën e 11 të kohës shtesë për t’ja siguruar tri pikë të sigurta Ande Villas – Boas.

“Kujtoj se të gjithë ishim prekur atë ditë kur nga skuadra ishin larguar Arjen Robben dhe Damien Duff, ku ata vraponin në krah dhe pasonin topa. Gjithmonë kjo ishte një armë e jona që ngritke personalitetin tonë dhe pikërisht Mata e bën këtë, edhe pse ai është i mirë edhe në mesfushë”, tha 33 vjeçari, Frank Lampard për mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›