Barcelona e mbylli me fitore kampionatin spanjoll
Detyrimisht duhej të ishte një ndeshje pa yjet dhe ashtu u bë. Pep Guardiola vendosi të mos rrezikonte lojtarët e tij më të mirë në fushën e Malagës ku fitoi 3-1 në javën e fundit të kampionatit, ndërsa të shtunën do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junajtid në “Ëembley”. Në fushë nuk ishin as Mesi, as Vija, as Ksavi dhe as Iniesta, madje as garda e prapavijës me Valdesin, Pujolin dhe Pikenë.
Por në fushë kishte mjaft Barcelonë, edhe pse pësoi gol që në gjysmë orën e parë të lojës, kur Mareska shërbeu në zonë Seba Fernandezin dhe ky shënoi me një gjuajtje të fortë në portën e Pintos. Një krenari e vërtetë për uruguajanin që realizoi në portën e skuadrës më të mirë të botës.
Veçse, miqtë nuk është se kishin ndërmend të mundeshin kaq lehtë, edhe pse në fushë kishte mjaft lojtarë aspak të shquar. i përfoluri për t’u shitur, pra serbo-spanjolli Bojan Krkiç, barazoi rezultatin pa kaluar mirë 12 minuta dhe këtë e bëri duke realizuar një penallti që e fitoi po vetë në minutën e 42-të. Realizimi i Bojanit ishte gjakftohtë duke gabuar portierin Kavajero.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa e dyta vazhdoi gjatë nën shenjën e barazpeshës. Kur kishte kaluar gjysmë ore lojë nga kjo pjesë, Barcelona shënoi edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Ibrahim Afelai, që shfrytëzoi një nga mundësitë e pakta që iu dhanë në këta 5 muaj.
Afelai goditi që nga jashtë zonës, jo fort, por në mënyrë të llogaritur dhe topi kaloi në të majtë të Kavajeros për rezultatin 1-2. Minutat e fundit ishin gjithashtu një festival i katalanasve që shënuan edhe golin e tretë me anë të një lojtari thuajse anonim si Bartra, që gjuajti me kokë një top të krosuar nga goditja e këndit prej Dani Alveshit.
Barcelona e mbylli në mënyrë të shkëlqyer kampionatin, po në atë mënyrë siç ka luajtur gjatë gjithë sezonit, madje me minimumin e sforcos, duke përfunduar e para në Primera me 96 pikë të fituara dhe 95 gola të shënuar. Një kampione e madhe, e vërtetë, për të tretën herë radhazi dhe të 21-ën në histori.
Por, ndërsa Barça fitoi, Reali oshëtiu. Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në suksesin e thellë 8-1 ndaj Almerias në “Bernabeu”, duke thelluar më tej rekordin e tij të golave në kampionatin spanjoll, tashmë me 41 të tillë, por edhe duke tejkaluar mesataren e golave për ndeshje të arritur nga basku legjendar, Zarra. Portugezi ka realizuar 41 gola në 33 ndeshje, duke luajtur gjithsej 2811 minuta dhe mesatarja e tij është një gol në 70.7 minuta. Zarra realizoi 38 gola në 30 ndeshje më 1951, duke luajtur 2700 minuta dhe me një mesatare prej 71.05 minutash për çdo gol. Reali i Madridit e mbylli kampionatin me 92 pikë, 4 më pak se Barça, por duke shënuar 102 gola, 7 më shumë se katalanasit. Rekordin historik e mban po Reali, me 107 gola në 1990.