Hargreaves largohet nga Man Utd

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 22:00
Owen Hargreavesit nuk t’i ofrohet kontratë e re nga Manchester Unitedi, pas problemeve të tij të vazhdueshme me lëndime në tri vitet e fundit.
Ish-reprezentuesi anglez u transferua në Old Trafford nga Bayern Munich për 17 milionë funte në korrik 2007, por tani duhet të kërkojë një klub të ri.
“Ka qenë një vendim i vështirë duke pasur parasysh se djaloshi ka punuar shumë për t’u rikuperuar. Por, ne kemi vendosur dhe shpresojmë që ai të ringjallë karrierën e tij diku tjetër”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson për Mail on Sunday.