Romela Begaj ar dhe argjend ne Europian

Romela Begaj vazhdon të shkëlqejë dhe të sjellë medalje për Shqipërinë nga aktivitetet më të rëndësishme të peshëngritjes. 25-vjeçarja ka fituar një medalje ari dhe një medalje argjendi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Antralia të Turqisë.
Në fakt, Begaj është shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes, ndërsa mori edhe titullin e nënkampiones së kontinentit në peshën 58 kg. Një tjetër rezultat, i jashtëzakonshëm për peshëngritësen kuqezi, por që për hir të së vërtetës mund të kishte qenë edhe më i mirë.
Nëse në stilin e shkëputjes ajo dominoi me 102 kilogram të ngritura, paraqitja në stilin e shtytjes është shoqëruar nga episode mjaft të diskutueshme. Pasi ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, ajo realizoi po kaq mirë edhe provën e dytë me 116 kg. Por, me një vendim të çuditshëm, juria vendosi t’ia quante të parregullt këtë ngritje, mes çudisë së të gjithëve, me justifikimin se shtanga ka lëvizur kur ishte në gjysmë lartësie.
Duke qenë në garë për medalje edhe në këtë stil, Begaj ka kërkuar 118 kg në shtangë, por nuk e ka realizuar me sukses, ndërsa në fund ka shpërthyer në lot për faktin se u rendit vetëm e gjashta, prej padrejtësisë së bërë.
Nëse prova me 116 kg nuk do të ishte cilësuar jo e vlefshme, Begaj do të kishte marrë edhe medaljen e bronzit në stilin e shtytjes dhe do të ishte automatikisht kampione e Europës në dygarësh.
Por, me 215 kg të ngritura në total, ajo mori vetëm medaljen e argjendtë në dygarësh, ndërsa është penalizuar nga fakti që pesha trupore e kampiones së kontinentit, Bojanka Kostova nga Azerbajxhani ishte vetëm 360 gramë më e ulët.