E Diel, 1 Nëntor 2026

Volejboll - Finalja e trete

Menjëherë pas finales së tretë, një gazetar u shpreh pa të keq: U bënë si Teuta e Tiranës dhe Studenti i Durrësit. Pati plotësisht të drejtë pasi skuadra durrsake fitoi sërish në kryeqytet ndaj studentorëve, 3-2, duke rimarrë kryesimin në garën për titull me rezultatin e ndeshjeve
2-1.

Takimi i parë final ishte fituar pikërisht nga Teuta në “Asllan Rusi”, ndërsa i dyti ishte pronësuar nga Studenti në “Ramazan Njala”. E njëjta histori si gjatë gjithë sezonit, kur rivalët ia kishin marrë fitoret njëri-tjetrit m’u në mes të shtëpisë, në rolin e mikut.

Përballja e mbrëmshme në “Asllan Rusi” ishte e shkëlqyer për nga emocionet, një dramë e vërtetë. Studenti i trajnerit Ylli Tomori hyri me këmbën e mbarë duke fituar dy setet e parë me të njëjtin rezultat, 25-20.

Vendimtar doli seti i tretë ku tiranasit ishin sërish pranë fitores, por në fund bregdetasit ia dolën të fitonin ngushtësisht 25-23. Teuta fitoi lehtë setin e katërt, 25-13, ndërsa seti final ishte sërish i fortë duke u fituar nga skuadra mike me rezultatin 15-12.

Ndeshja e katërt luhet në “Ramazan Njala” dhe nëse Teuta e fiton, do të shpallet kampion për herë të dytë radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›