Mbyllet java e 14-të, Vllaznia i kthehet fitores
Vllaznia e ka lënë pas krizën, duke triumfuar 1-0 ndaj Kastriotit, ndonëse luajti për 80 minuta me 10 futbollistë. Skuadra shkodrane kishte nevojë për një 3 pikësh për të kaluar atë krizë, më shumë psikologjike, që e kishte mbërthyer në javët e fundit. Ka mjaftuar një gol i Enkel Alikaj, që devijoi gjuajtjen e Dritan Smajlit në minutën e 37-të, për t’i dhënë fitoren ekipit që drejtohte nga Roland Luçi. Në takimet e tjera të luajtura ditën e diel.
Flamurtari barazoi 1-1 me Skënderbeun në Vlorë, duke konfirmuar se mbetet në krizë totale. Në minutën e 38-të arbitri Taullaraj dha një penallti për skuadrën vlonjate, gjë që solli protesta të shumta, deri në tentativa për të tërhequr skuadrën nga ana e korçarëve. Nga pika e bardhë Devis Mema kaloi vendasit në avantazh, ndërkohë që 12 minuta para përfundimit ishte Milaim Guerrib që barazoi shifrat, duke e lënë Flamurtarin në vend të fundit me 11 pikë.
Ndeshja u mbyll me tension dhe kjo çoi në daljen me karton të kuq të tre futbollistëve, dy të Skënderbeut dhe një i Flamurtarit. Ndërkohë, Besa ka barazuar pa gola me Laçin, duke mbetur 12 pikë larg Dinamos kryesuese. Takimi i zhvilluar në Laç ka shënuar episode të dhunshme, teksa arbitri Albano Janku dhe mesfushori i Besës Paulin Dhëmbi janë goditur me gurë e sende të forta.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)