E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi, i vjetër për Udinesen

Udinese ka mohuar spekulimet se mund të paraqesin ofertë për sulmuesin veteran të Milanit, Pippo Inzaghi. “Kam dëgjuar rreth kësaj por është vetëm fantazi e futbollit” tha presidenti i Udineses, Franco Soldati për Tuttomercatoweb.

“Ai është futbollist i cili nuk i përshtatet filozofisë tonë si klub sa i përket përforcimeve”, u shpreh ai. Inzaghi, 38 vjeç, ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni.

Së fundmi, ish reprezentuesi italian është spekuluar se mund të kthehet te ish skuadra e tij Parma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›