E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni triumfon në derbin bavarez

Mario Gomez shënoi dy herë, derisa Bayern Munich mposhti Nurembergun 4-0 në derbin e 183-të bavarez dhe krijoi katër pikë epërsi në Bundesligë, të shtunën. Kampioni në fuqi, Borussia Dortmund barazoi 1-1 në Stuttgart.

Gomez shënoi në minutën e dytë, e më pas mbylli serinë e golave në të 68-ën. Bastian Schweinsteiger dhe Franck Ribery realizuan dy golat e tjerë të Bayernit, në minutat e 19-të dhe të 39-të.

Serdar Tasci shënoi në minutën e 22-të për Stuttgartin, por Lukasz Piszczek barazoi në minutat shtesë të pjesës së parë duke ndarë pikët mes Stuttgartit dhe Dortmundit.

Schalke fitoi 3-1 përballë Hoffenheimit dhe u ngjit në pozitën e dytë, një pikë para Dortmundit. Hertha Berlin fitoi 3-2 në Wolfsburg, ndërsa Borussia Moenchengladbach mposhti Hannoverin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›