E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano mungon, është shumë i trashë

Skuadra e Corinthiansit është në luftë për titullin e kampionit në Kampionatin brazilian por nuk mund të llogarit në ndihmën e sulmuesit të mirënjohur Adriano për ndeshjen e së dielës kundër Avai.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Tite duke shpjeguar se “Adriano ka nevojë të humb peshë, është ende shumë i trashë dhe në fushë nuk mund të lëviz si duhet”.

Adriano është kthyer në fushë pas nëntë muajve mungese dhe është paraqitur për disa minuta në takimet e kaluara kundër Atletico Go dhe Botafogos. Adriano peshon 106 kilogramë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›