E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzohuni për rikthimin e Kakas

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se rikthimi i Leite Kakas në formë duhet të gëzojë gjithë komunitetin e futbollit.

Mesfushori brazilian vuajti të gjejë formën e dikurshme pas transferimit në Bernabeu më 2009, mirëpo ai ka shënuar në vazhdimësi në ndeshjet e fundit duke larguar dyshimet rreth problemeve fizike.

“Ai kënaqet duke luajtur futboll. Është i fuqishëm dhe i mirë në ndryshimin e ritmit të lojës. Futbolli duhet të gëzohet me rikthimin e Kakas”, tha Mourinho për uebfaqen zyrtare të Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›