Majko: Kemi nje rikthim te "ariut rus"
Ish-kryeministri socialist, Majko denoi dje sulmet e Rusise ndaj Gjeorgjise duke nenvizuar se situata eshte mjaft e komplikuar. "Kjo lufte rrezikon cilesi ne te ardhmen e marredhenieve Evrope-Rusi. Por kjo lufte krijon edhe nje precedent, pasi nese dikur kemi pasur nje Rusi qe ngrinte zerin ne arenen nderkombetare, tanime kemi nje rikthim te politikes se "ariut rus"", thekson Majko. Ish-kryeministri socialist mendon se duhet trajtuar me kujdes dhe percjellja e gabuar e ndonje paraleleje mes Osetise dhe Kosoves nga ana e Rusise dhe ndonje lobi te caktuar ne Evrope. "Nese do te kishte nje paralele mes Kosoves dhe Osetise, atehere i bie qe Rusia duhej te ishte ne krah te Kosoves dhe kunder Serbise. Kjo eshte nje politike qe nuk lejon interesat evropiane te perfaqesohen. Te prishesh harmonine eshte shume e lehte. Qe nga koha e Stalinit, politika ruse ka deshtuar ne aksionet e veta te kesaj natyre", perfundon Majko.