Bariu djeg plantacionin me ullinj
Tepelene- I ve flaken plantacionit me ullinj dhe kullotave te fshatit, arrestohet 58-vjecari i dyshuar. Qemal Shehu u arrestua gjate mengjesit te dites se djeshme, ndersa akuzohet se rreth ores 21:00 te mbremjes se diel, ne fshatin Vasjar ka djegur 15 ha me 3400 rrenje ullinj dhe nje siperfaqe kullosore. Zjarrfikesve dhe banoreve te zones u jane dashur me se tre ore per te shuar flaket e rena. Mesohet se vatra e fundit eshte arritur te fiket vetem pak pas mesnate. Demet jane te pallogaritshme dhe mesohet se jane prekur dhjetera familje te zones qe kishin ne pronesi kete toke. Policia mori ne pyetje disa deshmitare, qe kishin pare bariun 58-vjecar ne kete zone si te dyshuar per krimin. Ky eshte rasti i trete i zjarreve masive ne qarkun e Gjirokastres, pasi vetem dhjete dite me pare u ndalua per zjarrvenie nje tjeter bari i dyshuar ne zonen e Lunxherise.
Efektivet e policise se Tepelenes kane ndaluar nje zjarrvenes te qellimshem pas denoncimit te banoreve. Dyshohet se vatra e zjarrit e vendosur prej tij ka shkrumbuar rreth 15 ha kullote malore dhe 3 400 rrenje ullinj. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, specialistet e Seksionit per Krimet Kunder Prones, kane bere arrestimin ne flagrance te 58 vjecarit Qemal Shehu, lindur ne Tepelene dhe banues ne fshatin Vasjar. Mbremjen e se dieles, 58-vjecari Shehu, duke kullotur bagetite e tij ne vendin e quajtur kodrat e fshatit Vasjar, te komunes Fshat Memaliaj, ka vendosur qellimisht zjarrin per te shkrumbuar ullishtat. Kane qene disa deshmitare qe denoncuan bariun, i cili mohoi krimin gjate marrjes ne pyetje. Ai akuzohet per "zjarrvenie te qellimshme" dhe pritet te dale ne gjykate per mase sigurie. Specialistet llogarisin nje dem qe shkon ne mbi 10 milione leke, ndersa eshte ngritur nje grup pune per te vleresuar demtimet per secilin pronar te tokes ne kete zone. Siperfaqet me ullinj mesohet se shkonin ne mbi 10 hektare, ku 400 rrenje ishin fidanishte.
Perpjekja per te djegur kullotat e vjetra qe te riperteriheshin me te reja, ka sjelle edhe pasojat me nje bilanc te rende, por fatmiresisht pa viktima ne njerez. Qemal Shehu akuzohet se ndersa ruante gjene e gjalle ne zonen e Vasjarit, ka djegur edhe kullotat. "Flaket e zjarrit te ndihmuara edhe nga era e forte, jane perhapur me shpejtesi ne zonen perreth duke perfshire nje siperfaqe kullote rreth 15 hektare", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Zjarri ka shkrumbuar plotesisht shkurret dhe barishtet e kesaj zone. Por flaket nuk kane kursyer as nje sasi te konsiderueshme ullinjsh qe ndodheshin ne kete zone. Sipas raportimeve te policise lokale, si pasoje e flakeve eshte djegur nje parcele me rreth 3 mije rrenje ullinj te vjeter dhe nje parcele me 400 rrenje ullinj fidanishte. Per gati tri ore zjarrfikesit, forcat e policise dhe te banoret e zones, kane punuar per lokalizimin dhe me pas shuarjen e zjarrit. Pasi kane bere te mundur shuarjen e kesaj vatre zjarri ne mesnate, duke u gdhire dita e hene, policia ka ndaluar Shehun per vepren penale te "shkaterrimit te prones me zjarr".
Blerim Kore