Prurjet e reja nga PS-ja, probleme ne LSI, themeluesit ndjehen te menjanuar
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim nuk ka mundur ta kaperdije te gjithin fluksin e kalimit te te menjanuarve te Rames ne PS, ne radhes se saj. Ardhja e figurave te cilat per vite me radhe kane mbajtur peshen kryesore te strukturat e larta socialiste por dhe ne qeverisjen e vendit, si dhe peshen e konsumimit te tyre politik, ka sjelle dhe perplasjet e para ne ate pjese te strukturave drejtuese te LSI-se ne te gjitha nivelet e drejtimit, qe quhen ndryshe dhe si figurat themeluese te saj. Burime te sigurta brenda kesaj partie bejne me dije se zerat e pare qe kane filluar te shprehen kunder ketyre prurjeve, ketij "eksodi" te drejtuesve socialiste qe kerkojne "strehe" ne LSI, kane filluar qe me ardhjen e Luan Rames ne kete parti, por dhe te disa ish-keshilltareve te Nanos, te cilet jo pak kane qene promotoret e largimit dhe te ndarjes se vete LSI-disa vite me pare nga partia meme. Por kapaku i te gjithave me sa duket u vu, pikerisht ne momentin kur ish-ministri socialist dhe ish-sekretari socialist Luan Rama, i cili jo vetem kaloi ne strukturat e LSI, por u be menjehere sekretar i marredhenieve me publikun ne kete parti. Mesohet se kjo nuk eshte pritur mire, me gjithe perpjekjet e kryetarit Meta, i cili po tenton te krijoje nje koalicion sa me te gjere, per ta pasur te gatshem per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare vitin e ardhshem. Mesohet se argumenti i paraqitur nga Meta per thithjen e ketyre figurave ka qene ne funksion te kesaj ideje, duke sqaruar se keta persona, me shume se ate vete nuk kane sulmuar asnje tjeter nga bastioni i dikurshem i PS, por qe tashme duhet te dilet mbi inatet personale. Nje nderhyrje e tille e Metes, me sa duket vetem sa ka tulatur zera te vecuar kunder ketyre prurjeve, te cilat pritet te jene me te medha me afrimin e fushates elektorale, ne perpjekje per te patur nje vend te sigurte ne listen proporcionale rajonale. Por qe do te sjelle me patjeter zhvendosjen e atyre qe kane punuar per vite me radhe ne LSI, madje kane sakrifikuar per kete parti. Pikerisht menjanimi i disa figurave kryesore ne kete parti, por dhe paralajmerimi se ne listat shumeemerore proporcionale qe do te paraqiten do te kete dhe nga keta te ardhur te vone ne radhet e LSI, mund te sjelle dhe perplasje publike, me afrimin e zgjedhjeve dhe perzgjedhjes se kandidaturave.