E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukuria e zjarrvenieve, hetohen 20 persona

Qemal Shehu eshte zjarrvenesi i trete qe ndalohet brenda pak javesh nga policia e Qarkut te Gjirokastres. Nga ana e efektiveve blu jane ndaluar edhe dy persona te tjere te dyshuar per zjarrvenie te qellimshme ne zonen e Parkut Natyror te Viroit (Gjirokaster) dhe zonen e Lunxherise (Gjirokaster). Te tri keto vatra zjarri kane shkaktuar deme te konsiderueshme ekonomike, pasi kane djegur me dhjetera hektare kullote, peme drufrutore si dhe 40 koshere me blete. Burime zyrtare thane se edhe numri i personave nen hetim per vatrat e zjarrit ne shkalle qarku qe dyshohet te jene autore vjen ne rritje. Agjentet numerojne te pakten 20 dosje te pergatitura qe ia kane referuar prokurorise se rrethit per hetime te metejshme nen akuzen e "zjarrvenies se qellimshme", ndersa jane arrestuar ne flagrance tre prej tyre. Kontrolle per masat antizjarr jane kryer edhe ne institucionet vendore nga reparti i Zjarrfikeseve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›