E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapdevija pranë largimit nga Benfika

Lojtari spanjoll, Joan Kapdevija spekulohet për një largim nga Benfika gjatë afatit kalimtar të janarit. 33-vjeçari iu bashkua gjigantit portugez gjatë verës nga Vilarreali me një kontratë dyvjeçare. Por, trajneri i Benfikas, Zhorge Zhesus nuk e pëlqen Kapdevijan dhe nuk e përfshiu atë në listë për Ligën e Kampionëve. Ai spekulohej me transferim në Itali, ku Juventusi dhe Napoli e kërkonin para kalimit te Benfika. Por, menaxheri i tij Horacio Gaxholi ka pranuar: “Duhet të bisedoj me Benfikan dhe kemi caktuar një takim gjatë kësaj jave”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›