E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola nuk zbulon enigmën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur rreth vazhdimit të kontratës së tij me klubin. Guardiola ka marrëveshje me gjigantin katalan deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur rreth saj.

“Për kontratë vendosi unë dhe pasi të marr një vendim, do ta njoftoj presidentin Rosell dhe drejtorin Zubizarreta. Por, ende nuk kam vendosur. Kur të di unë, do ta dini edhe ju”, shpjegoi Guardiola gjatë një konference për shtyp të mërkurën para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Copa del Rey kundër Valencias në Mestalla.

Guardiola është në drejtim të Barcelonës nga 2008 dhe vitin e kaluar, pas triumfit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, kishte nënshkruar kontratë të re njëvjeçare deri në qershor 2012. Por, Barcelona është në pozitë të vështirë të mbrojë titullin në La Liga këtë sezon, pasi gjendet shtatë pikë prapa liderit Real Madrid.

Sipas Guardiolës, parashikimet e vazhdueshme të mëdha “krijojnë tension” dhe “herët ose vonë ndodh që nuk fiton sepse takohesh me një skuadër më të mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›