Rama në Carl Zeiss Jena

Pak para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit, Alban Ramaj ka ndërruar mjedis.
Sulmuesi kosovar ka shkëputur kontratën me ekipin nga Bundesliga 2 Erzgebirge Aue, derisa menjëherë ka kaluar te skuadra nga Bundesliga 3, Carl Zeiss Jena.
26 vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e ri vetëm deri në përfundim të këtij sezoni. Reprezentuesi i Kosovës gjatë karrierës ka veshur fanellën edhe të disa klubeve tjera gjermane si: Würzburger FV, 1860 München II, Energie Cottbus II dheKickers Emden.