Lala nuk është i gatshëm për Kombëtaren

Ish-kapiteni Altin Lala ka thënë se koha e tij me Kombëtaren shqiptare ka përfunduar, edhe pse trajneri Gianni de Biasi po mendonte që ta ftojë në skuadër për ndeshjen miqësore të 29 shkurtit kundër Gjeorgjisë.
“Mendoj që koha ime në përfaqësuese ka përfunduar. Natyrisht që çdokush ka kënaqësi ta veshë atë fanellë, por unë e kam thënë fjalën time njëherë dhe nuk do të ishte e udhës ta ktheja”, ka thënë mesfushori i Hannoverit për të përditshmen sportive shqiptare Sport Ekspres.
Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt edhe zyrtarisht do të përshëndetet nga fanella kuqezi, me të cilën ka zhvilluar 78 ndeshje.