Arsenali kërkon 15-vjeçarin Freeman

Londer (Angli) - "Topcinjtë" e Londrës shfaqën një interesim të dukshëm për talentin 15-vjecar Luke Freeman (mbush më 22 mars 16 vjec). Teknkiku francez i Arsenalit, Arsen Venger konsiderohet si një nga njohësit më të mirë të futbollistëve të talentuar. Sulmuesi Freeman , i cili për momentin luan për skuadrën e kategorisë së tretë angleze, Gillingham, është lojtari i më i ri në moshë që lujti në një ndeshje të Kupës së Ligës.
Freeman luajti në ndeshjen Gillingham-Barnet (vetëm 10 minuta), më 10 nëntor 2007, kur ai ishte vetëm 15 vjec e 233 ditë, duke thyer brenda kësaj ndeshje tre rekorde njëherësh: u bë lojtari më ri në moshë që luan për Gillingham; lojtari më i ri që luan në Kupën e Ligës angleze duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Billy Hughes (15 vjec e 259 ditë).
"Ne dëshirojmë të realizojmë transfertën. Është e natyrshme, që do të paguajmë një shumë parash për të blerë kartonin e tij. Unë dëshiroj ta marr lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur", - deklaroi trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, duke shtuar se ai përsonalisht dëshiron ta realizojë blerjen brenda muajit janar.
"Unë e pashë djalin dhe e pëlqeva atë. Ai ka personalitet dhe duket vigjilent. Ai është një sulmues dhe të luash për ekipin e parë në moshën 15-vjecare është dicka speciale", - theksoi Venger.
Për djaloshin e talentuar interesohen disa klube me financa të fuqishme në Angli. Djaloshi është bashkuar me skuadrën e Gillinghamit në moshën 11-vjecare.
Albania Sport