Valencia deshiron Muntarin e Portsmuthit

Valencia (Spanje)- Trajneri i Valencias, holandezi Ronald Koeman, pranoi se ai ishte i interesuar të siguronte shërbimet e mesfushorit të Portsmuthit, Sulley Muntari. Ylli i Pomejit është në majën e listës së "psonisjes" të Koemanit, duke parë se pista Mohamed Sissoko është jashtë loje, pasi mesfushori i Liverpulit është shumë afër një marrëveshjeje me Juventusin në Itali. "Muntari luan në një rol të ngjashëm me Sissokon dhe për ne ganezi është i shkëlqyer", - tha Koeman për gazetën angleze "The Sun".
Albania Sport