Arsenali kërkon Cissokhon
_835970.jpg)
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger shpreson të arrijë marrëveshje huazimi për të zgjidhur problemin e mbrojtësit të majtë, pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar.
Gjigantit londinez aktualisht i mungojnë mbrojtësit Thomas Vermaelen, Bacary Sagna, Andre Santos dhe Kieran Gibbs. Wenger ka marrë në provë mbrojtësin e skuadrës Fanja SC, Saas Al-Mukhaini mirëpo sipas medieve britanike, francezi është i interesuar për Aly Cissokhon e Olympique Lyon.
“Nuk dua marrëveshje afatgjate, jam i interesuar vetëm për huazim” tha Wenger për Daily Mail.