Fetai, i pakënaqur në Lyngby

Reprezentuesi maqedonas në pjesën e parë të kampionatit në Danimarkë është aktivizuar shumë pak derisa nuk e përjashton mundësinë që të gjejë një klub tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Natyrisht unë nuk jam i kënaqur me situatën. Unë kam folur me trajnerin Niels Frederiksen, dhe ai më ka thënë që mosaktivizimi ka të bëjë me natyrën teknike”, ka thënë 26-vjeçari për mediat daneze.
Kontrata e Fetait me Lyngbyn përfundon në verë. Por sulmuesi shtatshkurtër thotë se nëse gjatë janarit merr ndonjë ofertë, do ta shqyrtojë seriozisht. Ai është i vetëdijshëm se nuk mund të marrë oferta nga klube të mëdha pasi kohën e fundit nuk është aktivizuar si titullar.
Fetai ka provuar që karrierën ta vazhdojë jashtë Danimarkës, por gjatë provave nuk arriti që t’i bindë dy ekipet nga Bundesliga 2, Fortuna Dusseldorfin dhe Dynamo Dresdenin.
Fetai gjatë karrierës ka veshur fanellën e B.93 Copenhagenit, Rangersit, Inverness Caledonian Thistle, Silkeborgut dhe Nordsjællandit.