E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal e do Bayernin

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 19:00

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Arturo Vidal ka pranuar se dëshiron t’i bashkohet rivalit nga Bundesliga, Bayern Munich.

Edhe pse dëshira e Vidalit për transferim te gjiganti bavarez nuk ka qenë sekrete, kjo është hera e parë që ai konfirmoi vullnetin për kalim në Allianz Arena.

“Dua të shkoj në Bayern, tani”, tha Vidal për Bild. “Dua që klubet të arrijnë marrëveshje”, u shpreh ai. Vidal spekulohet se kërkohet edhe nga Napoli, por ai është i vendosur të kalojë në Bayern. “Kam vetëm një kërkesë zyrtare nga Bayerni”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›