E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat Hyseni lë Teutën për Iranin

Berat Hyseni, sulmuesi kosovar që militon me Teutën në Kategorinë Superiore ka gjasa të largohet nga skuadra bregdetare. Pas aventurës në Shqipëri, lojtari mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit iranian. Për 23-vjeçarin interesohet Stel Azin dhe ai është duke e shqyrtuar ofertën. Fillimi i kontakteve është bërë nga mbrojtësit kosovarë me pasaportë kroate, Lekë Kçira, i cili mbron prej disa muajsh ngjyrat e skuadrës iraniane. Bisedat ndërmjet palëve kanë filluar dhe gjithçka pritet të konkretizohet sapo të hapet merkato e janarit. Përveç ofertës nga Stel Azin, Hyseni ka pranuar se për shërbimet e tij janë interesuar edhe disa skuadra nga elita e futbollit shqiptar, por pa bërë publikë emra. Në 17 javët e para të kampionatit, sulmuesi ka shënuar vetëm një gol (atë të fitores 1-0 me Shkumbinin pak ditë më parë). Produktiviteti i pakët përpara portës lidhet kryesisht me faktin se tekniku Josa e aktivizon kosovarin në vijën e dytë të sulmit, pas Miles dhe Hysës.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›