Arsenali me kontrata ndëshkuese

Gjiganti londinez ka marrë pjesë në garën elite të klubeve evropiane në secilin prej 16 edicioneve të deritashme në drejtim të Arsene Wengerit. Jack Wilshere, Alex Oxlade-Chamberlain, Kieran Gibbs dhe Karl Jenkinson janë në negociata për vazhdimin e qëndrimit të tyre në klub.
Dhe, një zëdhënës i Arsenalit njoftoi se është “praktikë normale” për futbollistët që të kenë të përfshirë dëmshpërblime të lidhura me (mos) suksesin në ligë dhe Evropë.
“Secili futbollist ka një kontratë individuale, që përmban elemente të pagesave varësisht nga paraqitjet. Ato janë të lidhura edhe me kontributin individual të futbollistëve si dhe avancimin e ekipit në garat shtetërore ose ato evropiane”, deklaroi ai. Arsenali ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.