Milan rikthehet për fitore

Të parët në epërsi erdhën Catania me golin e Legrottalie me kokë në minutën e 11-të.
Pas kësaj minute Catania ishte shumë më e mirë në fushë dhe pati edhe disa raste shënimi.
Por, ndryshe ishte pjesa e dytë e takimit, e cila foli në të mirë të Milanit sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të lojtarit të Catanias, Barrientos në minutën e 49.
Pas këtij përjashtimi Milan arrin të barazoj pas një kombinimi të saktë në mes të Boateng dhe Robinho. Ky i fundit e gjen në pozitë të mirë sulmuesin e ri El Shaaraëy për të barazuar në minutën e 54.
Tre minuta më vonë Milan do të shënonte për epërsinë e parë në këtë ndeshje me anë të Kevin-Prince Boateng i cili shënoi një gol të bukur, pavarëisht se në pjesën e parë nuk tregoj formë të mirë në fushë.
Golashënuesi i golit të dytë, Kevin Prince Boateng ishte protagonist edhe i një kartoni të kuq në minutat e fundit të takimit të cilët edhe Milan i luajti me 10 lojtar në fushë.
Kur ishin minutat shtesë, El Shaarawy tregoi se ende nuk ka përfunduar me golat e tij.
Ai shënoi një gol të bukur për rezultat 3-1 dhe për të siguruar tri pikë për Milan në udhëtim të Catania.