E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Shaarawy, sulmues modern

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli ka lavdëruar yllin e Milanit, Stephan El Shaarawy si sulmues modern i cili kryen edhe detyra tjera përveç kërcënimit për ekipet kundërshtare.

20 vjeçari është aktualisht golashënuesi më i mirë në Serie A me 10 gola dhe ka depërtuar në ekipin e Azzurrëve. “Ai është sulmues modern i cili nuk duhet të krahasohet me ata të së kaluarës”, deklaroi Prandelli për të përditshmen italiane Corriere della Sera.

“Përpara sulmuesit luanin në një mënyrë tjetër dhe nuk ktheheshin prapa për ti ndihmuar mbrojtjes, për dallim nga ajo që ndodh tani. El Shaarawy ka kualitete të shumta, përfshirë fuqi fizike, shpejtësi dhe qëndrueshmëri. Ai po ashtu është një djalosh modest dhe kjo i ka ndihmuar të pushtojë zemrat e tifozëve”, përfundoi Prandelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›