Beckham bisedon me Monacon

David Beckham pritet të fillojë bisedimet me skuadrën franceze Monaco, pas përfundimit të finales së MLS Cup të shtunën, që është ndeshja e tij e fundit me Los Angeles Galaxy.
BBC Sport ka njoftuar të premten se 37 vjeçari mirëpret mundësinë e transferimit në Monaco. “Jemi të kënaqur me skuadrën aktuale. Por, nëse ofrohet mundësia e angazhimit të një futbollisti si Beckham, vetëm dikush që është i marrë nuk do ta shfrytëzonte”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Monacos, Kristian Karlsen.
Ish kapiteni i Anglisë i cili ka zgjuar interesim edhe nga disa klube në Rusi dhe Brazil, planifikon të vendos për të ardhmen e tij para përfundimit të këtij viti.