Arsenali, një penallti e shpëton nga eliminimi në FA Cup
LONDER- Një gol i Çesk Fabregas me penallti në minutën e fundit ka shpëtuar Arsenalin nga një eliminim i turpshëm nga Kupa e Mbretëreshës, përballë Lids Junajtid.
Në Londër, “Topçinjtë” kanë zbritur në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa kanë dominuar përgjatë 90 minutave, por pa arritur të gjejnë fitoren. Lidsi shënoi i pari në minutën e nëntë të pjesës së dytë, pas një penalltie të shkaktuar nga Denilson.
Kur dukej se Arsenali do të eliminohej, Teo Uolkot mori një 11-metërsh, të cilin Fabregas e ktheu në gol. Ky rezultat bën që dy skuadrat të luajnë edhe 90 minuta të tjera për të përcaktuar se cila do të kalojë më tej.
Në takimet e tjera të Kupës spikat fitorja 5-1 e Evertonit ndaj Skantorp, kualifikimi i Aston Vilës përballë Shefild Junajtid apo fitorja 6-2 e Fulhamit.
Në turin tjetër kanë kaluar edhe Uest Hem, Birmingam apo Uigani, ndërsa nga ekipet e kategorisë së parë janë eliminuar Uest Bromi, Sandërlendi dhe Blekpuli.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)