E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho ‘ngacmon’ Iniestan

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 17:29

Jose Mourinho nuk ndalet së provokuari kurrë. Këtë radhë, objektiv i trajnerit portugez ishte Andres Iniesta, që shihet si favorit për ta fituar çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.
“E ka shënuar një gol në finale të Botërorit? Këtë mund ta bëjnë të gjithë, mund t’i ndodhë çdokujt”, tha trajneri i Real Madridit.

Ndërkohë, menjëherë ka arritur kundërpërgjigja e mesfushorit të Barcelonës. “Po, është e vërtetë se golin mund ta shënojnë të gjithë, por e kam shënuar unë dhe kjo më mjafton”, tha përfaqësuesi spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›