Arsenali nuk do të shpenzojë në janar

Pavarësisht startit katastrofal të sezonit në Premierligë, drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis ka insistuar se klubi nuk do të sjell përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas largimit të Cesc Fabregasit, Samir Nasrit dhe Gael Clichyt gjatë verës, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger solli përforcime përfshirë mesfushorët Mikel Arteta e Alex Oxlade-Chamberlain, qendërmbrojtësin Per Mertesacker, mbrojtësin Andre Santos dhe sulmuesin Gervinho.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar Arsenalit të startojë mirë sezonin e ri dhe skuadra ka regjistruar rezultate dëshpëruese përfshirë turpërimin 8-2 nga Manchester United në Old Trafford. Por, Gazidis ka theksuar se Wenger do të vazhdon sezonin me futbollistët që aktualisht ka në dispozicion.
“A do të shpenzojmë sërish gjatë afatit të ardhshëm kalimtar ? Jo. Nuk mendoj” tha Gazidis për Daily Mail.