Iraku nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Ambasadori i Irakut në Beograd, Falah Abdulsad, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet pranë këtij qëndrimi.
Ai u ka thënë mediave serbe se qëndrimi i Bagdadit zyrtar sa i përket Kosovës tashmë është i njohur.
“Qëndrimi i Irakut është i njohur dhe është shprehur zyrtarisht. Iraku deri më tash nuk ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim mbetet i pandryshuar”, është shprehur Abdulsad.
Diplomati irakian ndërkaq ka vlerësuar pozitivisht raportet Irak-Serbi dhe u ka bërë thirrje kompanive serbe të investojnë në këtë vend të Gjirit Persik.