Arsenali, ofertë të re për Cahill

Arsenali nuk ka hequr dorë nga sigurimi i mbrojtësit të Boltonit, Gary Cahill. E përditshmja “The Sun” shkruan se menaxheri i Topçinjve është rikthyer në tregun e transferimeve me një program të ri rindërtimi të ekipit.
Edhe me afatin kalimtar që mbyllet sonte, ai nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Boltonit, Cahill. Por ai do të përballet me konkurrencën e Tottenhamit në përpjekje për të sjellë anglezin në ekip.