Ferguson: Fitorja për mua, një befasi

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk e kishte pritur një fitore aq të thellë ndaj Arsenalit. “Djajtë e Kuq” fituan bindshëm 8:2, duke e shkatërruar totalisht ekipin londinez.
“Kjo fitore për mua ishte një befasi, sepse kur takohesh me Arsenalin, gjithmonë të pret një lojë e vështirë. Natyrisht, ata janë rrënuar në këtë rast, por megjithatë kanë një skuadër të rëndësishme. Jam i lumtur se e mbajtëm lojën në nivelin e lartë”, deklaroi trajneri skocez.