E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali përfiton 60 milionë nga shitje e yjeve

Arsenali është duke përgatitur arkat për të pritur në llogaritë bankare jo më pak se 60 milionë paund nga shitjet e Cesc Fabregas dhe Samir Nasrit.

Kjo do të thotë se Arsene Wenger ka rëbë dakort për t`i shitur yjet dhe siç po vjen "era", francezi është duke planifikuar disa blerje të rëndësishme për klubin javën e ardhshme.

Mund të konfirmojmë se Samir Nasri është disa orë larg zyrtarizimit si lojtar i Cityt dhe do të largohet para Fabregasit, për të cilin destinacioni i radhës do të jetë vendlindja Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›