Huntelaar mbetet në Schalke

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 20:25
Schalke pret që Klaas-Jan Huntelaar të respektojë kontratën e tij dhe të injorojë interesimin nga Rubin Kazani.
Klubi rus thuhet se ka ofruar 14 milionë euro për reprezentuesin holandez.
Por, drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt nuk mendon se Huntelaar dëshiron të largohet nga Veltins Arena. “
Kemi marrë ofertë nga një klub rus. Rubin ka shfaqur interesim për transferimin e Huntelaarit. Por, për aq sa di unë, ky transferim është refuzuar. Klaas-Jan do të mbetet në Schalke”, tha Heldt për Sport Bild.