Chiellini: Milani favorit për Scudetton

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se Milani është e gatshme të mbrojë titullin, pak para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
“Është e drejtë që Milani të jetë favorit para të gjithëve, ata janë më të mirët dhe mendoj se Interi është prapa tyre”.
“Nëse Interi do ta shesë Eto`on te Anzhi, atëherë do të vijë ndonjë lojtar tjetër i madh dhe nuk mendoj se do të jetë ndryshe ky ekip”, tha Chiellini.