E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter nuk duhet t’i shesë yjet

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 22:30

Portieri i Interit, Julio Cesar ka këshilluar klubin të mos i shesë yjet si Wesley Sneijder dhe Samuel Eto’onë.

Të dy, Sneijder dhe Eto’o spekulohen me largime nga Giuseppe Meazza në drejtim të Manchester Unitedit dhe Anzhi Makhachkalas.

Duket se Inter është i gatshëm të lejojë largimin e tyre, por Cesar ka kërkuar që klubi të rikonsiderojë qëndrimin.

“Shpresoj që Sneijder dhe Eto’o të mbeten në klub. Ata janë dy futbollistë që e bëjnë dallimin. Nëse duam të fitojmë sërish, na nevojiten këta të dy”, tha Cesar për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›