Agjenti i FIFA-s: Milan e do Balotellin

Sipas agjentit të FIFA-s, Giorgio de Giorgis, Mario Balotelli është "Mister X"-i i vërtetë i Milanit, pavarësisht një përforcimi të domosdoshëm në mesfushë.
Është folur shumë për "Mister X"-in e Milanit, ndërsa besohet se ai është mesfushor. Kështu nuk mendon një prej agjentëve të FIFA-s që merret me transferimet e lojtarëve, Georgio de Giorgis, i cili thotë se Mario Balotelli do të jetë transferimi i radhës i madh për kuq e zinjtë.
“Për mesfushë, do të jetë ose Aquilani ose Montolivo, kurse mendoj se objektivi i vërtetë është Mario Balotelli”, theksoi De Giorgis.