E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chievo angazhon Halil Gjoshin

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 23:00

Chievo e ka angazhuar futbollistin shqiptar, Halil Gjoshi. 16-vjeçari arrin në klubin veronez nga ekipi Montebelluna, i ligës së katërt italiane, ku luajti së fundmi.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me klubin verdhekaltër në prova, kështu që ai i bindi zyrtarët e klubit italian që ta transferojnë.

Më parë, Gjoshi ishte pjesë e ekipit Cavarzano Oltrardo, nga divizionet më të ulëta të futbollit italian. Gjoshi konsiderohet si sulmues me të ardhme të ndritshme.

Ai do të vendoset në ekipin e të rinjve të Chievos, e cila llogarit në të ardhmen në këtë futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›