E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, më i mirë se Messi

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 21:30

Sulmuesi brazilian, Neymar beson se mund të bëhet futbollist i mirë si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e madje edhe ta tejkalojë argjentinasin në të ardhmen.

Sulmuesi i Santosit spekulohet për transferim në Evropë, ku Real Madrid është favorit për sigurimin e shërbimeve të 19-vjeçarit.

Tinejxheri ka zgjuar lëvdata nga emra të njohur si Pele dhe Kaka, ndërsa është optimist për aftësitë e tij dhe e krahasoi veten me Messin.

“Mund të bëhem i madh si Messi, e madje edhe më i mirë. Jam i sigurt rreth kësaj”, tha Neymar për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›