Arsenali, përmbysje heroike me A.Vilën
TIRANE-Arsenali është kualifikuar për në turin tjetër të FA Cup, pas një përmbysjeje heroike ndaj Aston Vilës, në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-2, por në të dytën kanë realizuar tre gola, dy herë me Van Persin me penallti dhe një gol tjetër me Uollkot. Në takimin tjetër, Sandërlendi barazoi 1-1 me Midëllsboron e kategorisë së dytë. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të, por Sandërlendi barazoi në të dytën dhe gjithçka u mbyll në këto shifra.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)