Vlorë, arrestohet Qetsor Ferunaj nën akuzën e vjedhjes
VLORE-Vihet në pranga nga policia e Vlorës, 37 vjecari Qetsor Ferunaj, një nga fituesit e një prej edicioneve të Big Brother.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur Ferunaj fituesi i edicionit te 'Big Brother 2' ështe vënë në pranga në Orikum sëbashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone. Tubot shërbenin për vaditje.
Rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit, 22 vjecarin Daniel Sadikaj, 28 vjecarin Gjovalin Mikaj dhe 24 vjecarin, Arsen Fisti.
Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës sqarojnë se këta 3 persona ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetsor Ferunaj, i cili është ndaluar me akuzën e “vjedhjes” .
(d.b/BalkanWeb)