Arsenali poshtëron Porton, Juventus ngec në Bjellorusi
Nëntë herë kampioni i Europës, Reali i Madridit, dominoi plotësisht takimin kundër Zenit në Sënt Petërsburg, duke fituar me rezultatin 2-1 (ndeshja u transmetua në Tring+2) Hubikan realizoi një autogol në favor të madrilenëve qysh në minutën e 4-t. Zeniti barazoi me Danin në të 24’, por Rud van Nistelroi shënoi golin e fitores në minutën e 31-të. Rusi Arshavin ishte i pafat kur në të 81’ goditi shtyllën. Skuadra e Shusterit ka marrë pikë të plota nga dy takimet e para. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi (H) skuadra bjelloruse Bate Borisov e bëri të vuajë jo pak Juventusin në Minsk (Tring+5). Bate kaloi në avantazh shumë shpejt falë golave të realizuar brenda gjashtë minutash: Krivets (17’) e Staseviç (23’). Vicenco Iakuinta, megjithatë vendosi ekuilibrat në fund të pjesës së parë, duke realizuar dy gola në minutat 29 e 45+2. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol për të dy ekipet.
Në grupin E, Mançester Junaitid fitoi 3-0 në Danimakë kundër Alborg (Tring +1). Runi shënoi në minutën e 22-të. Bullgari Dimitar Berbatov dyfishoi shifrat në minutën e 55-të, duke mbyllur praktikisht ndeshjen, teksa më pas pati kohë edhe për një gol të tretë (79’). Takimi tjetër Vilareal-Sëlltik u mbyll me rezultatin 1-0. Markos Sena (67’) shënoi për formacionin spanjoll.
Në grupin F, Bajerni vazhdoi paraqitjet jo bindëse edhe në Ligën e Kampioneve, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Olimpikun e Lionit (Vizion Plus). Martin De Mikelis shënoi një autogol në favor të Lionit në minutën e 24-t. Braziliani Ze Roberto realizoi golin e barazimit në të 52’. Në takimin tjetër të këtij grupi, Fiorentina e Steaua (Tring+4) u ndanë barazim pa gola.
Në Grupin G, Arsenali u tregua i pamëshirshëm ndaj Portos (Tring +3) në fitoren e thellë 4-0. Van Persi realizoi në minutën e 30-të, e dhjetë minuta më pas Emanuel Adebajor dyfishoi shifrat. Në minutën e 48-të, Robin van Persi i çoi shifrat në 3-0. Adebajor vulosi rezultatin 4-0 në minutën e 71-të. Fenerbahçe barazoi 0-0 me Dinamon e Kievit.
RENDITJA
Dita 2
30 shtator 2008
Grupi E
Alborg-Man.United 0-3
Villarreal-Sëlltik 1-0
Man. United 2 4
Villarreal 2 4
Sëlltik 2 1
Alborg 2 1
Grupi F
Fiorentina-Steaua 0-0
Bajern M.-Lion 1-1
Bajern 2 4
Fiorentina 2 2
Lion 2 2
Steaua 2 1
Grupi G
Arsenal-Porto 4-0
Fenerbahçe-Dinamo K. 0-0
Arsenal 2 6
Porto 2 3
Dinamo Kiev 2 2
Fenerbahçe 2 1
Grupi H
Zenit -Real Madrid 1-2
BATE-Juventus 2-2
Real Madrid 2 6
Juventus 2 4
BATE 2 1
Zenit 2 0
1 Tetor 2008