Çmimet e tokës dhe tarifat e TVSH-së në Tiranë, sipas zonave
Zbardhet tabela përfundimtare e çmimeve për tokat në Tiranë. Si do të kategorizohet TVSH-ja sipas natyrës së ambienteve
Udhëzimi përfundimtar i Ministrisë së Financave ka ndërtuar një tabelë dhe disa mini-udhëzime të posaçme për Bashkinë e Tiranës. Nisur nga niveli i lartë i urbanizimit dhe nga sasia e shumëfishtë e projekteve dhe studimeve që aplikohen në kryeqytet dhe në rrethina, udhëzimi e ka ndarë në disa zona urbane tabelën duke përcaktuar dhe çmimet përkatëse minimale. Çmimi i tokës është i larmishëm. Ky çmim varet nëse toka ka apo jo kontakt me rrugën, është zonë industriale apo jo etj. Drejtoria e Promovimit të Qytetit në Tiranë ka pasqyruar çmimet e tokës pranë qendrës së qytetit, në periferi të tij dhe në komunat fqinje. Gjithsesi, në dallim të madh me rrethet, duket qartë se Tirana përfaqëson jo vetëm një zë më të larmishëm, por edhe një nivel shumë më të shtrenjtë të vleftës së tokës. E këto janë vlerat dysheme, vlerat më minimale të mundshme, pasi në kryeqytet shpesh aplikohen dhe çmime shumëfish më të larta si pasojë e kërkesës shumë të madhe për të investuar. Sipas një studimi të Bashkisë së Tiranës, të bërë pak kohë më parë, është konstatuar se çmimi i parcelave të tokës për ndërtim banese dhe zyra në qendër të qytetit varion nga 1200 deri në 3000 euro/m2 dhe në periferi të Tiranës nga 500 deri në 1500 euro/m2. Segmenti i autostradës, që lidh Tiranën me qytetin e Vorës, i cili ndodhet në mes të rrugës për në Durrës, preferohet shumë për pozicionimin e bizneseve të reja. Çmimi i tokës në këtë hapësirë varion nga 120-250 euro/m2, ndërsa çmimi i tokës brenda kufijve të Vorës varion nga 80-120 euro/m2. Çmimi i tokës private në komunat fqinje të Tiranës, si Selita, Dajti, Yzberishti dhe Farka varion nga 80-250 euro/m2.
Rënia e kërkesës
Rënia e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe inflacioni kanë pësuar një shtim gjatë dy viteve të fundit, duke bërë që tregu imobiliar në vend të dobësohet ndjeshëm. Alarmin e japin ekspertët e agjencive imobiliare që merren me shitblerjen e pasurive të paluajtshme në Tiranë. Sipas tyre, tregu i ndërtimit po përballet me një rritje të çmimeve me rreth 15 për qind, për shkak të mosdhënies së lejeve të ndërtimit. Po sipas tyre, janë edhe rreth 250 dosje në KRRT që presin të merren në shqyrtim, ndërkohë që vetëm dy-tri mbledhje janë zhvilluar nga fillimi i vitit 2008 për këtë çështje. Mosdhënia e lejeve të ndërtimit ka qenë shkaku kryesor për rritjen e çmimeve të apartamenteve. Me gjithë kërkesën në rënie për blerje, përsëri është vënë re një rritje e çmimeve të apartamenteve. Zona pranë Liqenit Artificial të Tiranës është dhe zona më e shtrenjtë për blerjen e një apartamenti, edhe pse aty është përqendruar një bum ndërtimesh. Aktualisht, të blesh një shtëpi në këtë zonë kushton nga 600-1500 euro për metër katror. Ndërkohë, në zonën e Kinostudios dhe në rrethinat e komunës së Dajtit, çmimi i apartamenteve varion nga 700-1000 euro për metër katror. Ndërsa në zonën e Parkut të Autobusëve çmimi i apartamenteve për metër katror varion nga 700-900 euro për metër katror. Zona e Yzberishtit është edhe zona ku një apartament kushton më lirë. Në këtë zonë çmimet variojnë nga 450-600 euro për metër katror.
Perspektiva
Parashikimet, sipas agjencive imobiliare, tregojnë se nëse vazhdohet me këto ritme, çmimet do të rriten akoma më shumë, duke qëndruar në të njëjtat tendenca rritjeje, me rreth 20-25 për qind në vit. Të dhënat përforcohen edhe nga një raport i Bankës së Shqipërisë për 2007-n, që vlerëson se rritja e çmimeve të banesave ka ardhur si pasojë e presioneve që janë krijuar në treg për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve të lira. Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT-it, si vëllimi i ndërtimeve në përgjithësi, ashtu dhe vëllimi i ndërtimeve të reja në veçanti, kanë regjistruar ritme negative rritjeje gjatë tremujorit të tretë dhe për të dytin tremujor radhazi në vitin 2008. Ngadalësimi në rritjen e vëllimit të ndërtimeve konfirmohet edhe nga ulja e vazhdueshme e konsumit të dukshëm të çimentos dhe nga rënia e indeksit të punësimit.
Kategorizimi i çmimeve për Tiranën
- Çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas zonave.
- Çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave.
- Çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi zyra është i njëjtë me çmimin e sip. të apartamenteve.
- Çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave.
- Për ndërtesat e privatizuara me Ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës.
- Për ndërtimet në komunat e tjera të Tiranës, çmimi minimal llogaritet 36,600lekë/m2.
2 Tetor 2008