E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja shqiptare në celuloidet e Nju Jorkut



Javën e kaluar në Nju Jork është organizuar ekspozita fotografike “Albanian Ëomen Exposed”. Kuratori Andamion Murataj ka përzgjedhur 60 fotografitë më interesante të talenteve shqiptare që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në qendër gruan. Ekspozita e veçantë u çel në një segment të rrugës, ku ndodhen legjendat e teatrove të famshme njujorkeze si teatri “Producers Club” në Manhattan. Koncepti i kësaj ekspozite, është shprehja me anë të fotografisë të femrës shqiptare në këndvështrime të ndryshme, profesionale e origjinale, por edhe artistike, kudo që ajo ndodhet. Përzgjidhja e momenteve të ngrira në celuloid është bërë në një mënyrë të veçantë por tepër të shpejtë komunikimi, internetit. Kuratori Murataj tregon se “Pas një shoshitjeje të rreth 2000 fotografive on line, me vështirësi përzgjodha një grup përfaqësues me rreth 60 fotografi, me synimin që të ishte sa më përfshirës, si nga shtrirja gjeografike, përkatësia, edukimi edhe nga eksperienca. Fotografitë, që përzgjodha nuk ishin më të bukurat apo më të arrirat e secilit autor në kuptimin formal, por u përzgjodhën në bazë të konceptit dhe mesazhit që mbartnin… pavarësisht perfeksionit të formës.”
Numri i madh i pjesëmarrësve në këtë ekspozitë e tejkaloi çdo parashikim, aq më tepër po të kihet parasysh që paralel me këtë aktivitet, në të njëjtën mbrëmje e në të njëjtin bulevard të Nju Jorkut zhvilloheshin dy evenimente të tjera të komunitetit shqiptar. Kjo ishte dëshmia më e qartë e interesit dhe pritjes tejet të ngrohtë që i bëri publiku, ekspozitës “Albanian Ëoman Exposed”. B. Sina

1 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›